Policia e Kosovës ka njoftuar se dy fëmijët e plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në Pejë, ishin kalimtarë rasti.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate, dy personat e tjerë të plagosur në Pejë, me iniciale B.K dhe N.K, janë të moshës 34 vjeç, përkatësisht 41 vjeç.
“Njësitet relevante të policisë së Kosovës menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër (4) persona, dy (2) nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy (2) personat e mitur ishin kalimtar rasti”, ka njoftuar Policia e Kosovës.