Dy të arrestuar për kanosje në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë arrestoi sot dy persona të dyshuar për veprën penale kanosje ndaj personit zyrtar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor ishte duke komunikuar me të dyshuarit për një kundërvajtje në trafik, me ç’rast dy të dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit S.K., 39-vjeçar dhe G. K., 20-vjeçar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar vepër penale kanosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme