Në një shtëpi e cila nuk i plotëson as kushtet minimale për jetesë, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, tash e disa vite jeton i moshuari Miftar Gigollajn bashkë me gruan e tij, shkruan Gazeta Express.
I moshuari nuk ka fëmijë, andaj të vetëm duhet të përkujdesen për mirëqenien e tyre. Gruaja e Miftarit, ani se në moshë të shtyrë për çdo ditë merr rrugën drejtë Prizrenit duke kërkuar ndihmë.
“ Ta kisha pasur një fëmijë ndoshta nuk do të isha kështu. Plaken nuk e kam këtu, ka dalë në Prizren me shtri dorën mos po na ndihmon dikush. Jemi te harruar nga krejt “, thonë nën lot i moshuari Miftar Ligollaj teksa po i rrëfente për vështirësitë e jetës bamirësit Halil Kastrati.
Ky i fundit bashkë me ekipin e tij kanë vendosur që të moshuarit t’ia ndërkojë shtëpinë./GazetaExpress/