Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku.
Prej tyre, 17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar 945 gjoba kundërvajtëse.



