E papritur: Koulibaly pritet të rikthehet në Serie A

Koulibaly pritet të rikthehet në Serie A.

Koulibaly drejt rikthimit në Serinë A.

Mbrojtësi senegalez, i cili la Napolin verën e kaluar për t’u bashkuar me Chelsea-n, nuk e ka gjetur veten në Premier League.

Ndonëse ka luajtur titullar në një pjesë të madhe të ndeshjeve, Koulibaly nuk ka arritur të tregojë soliditetin e shfaqur gjatë periudhës te Napoli dhe po shtyn për t’u rikthyer në Serinë A.

Mediat angleze bëjnë me dije se Interi dhe Juventusi kanë treguar gatishmërinë për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje 32-vjeçarin.

Veçanërisht zikaltrit janë ata që kanë marrëdhënie të shkëlqyera me klubin londinez dhe për më tepër, kanë nevojë të investojnë në prapavijë, pasi në verë pritet të largohen Skriniar e De Vrij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme