E përdorur…por shitet 10 milionë dollarë!

U shit me një çek prej vetëm 10 milionë dollarësh (9,41 milionë euro) një nga shtatë modelet “Koenigsegg One:1” që ka vendosur rekordin e veturës më të shtrenjtë të përdorur. Kjo shitje, sikurse mund të kuptohet lehtësisht, është një marrëveshje mes privatësh, por informacioni ka dalë nga një person i ngarkuar me mirëmbajtjen e veturës.

Por blerja e një super veture të prodhuar në një seri të limituar si “One:1”, nga e cila janë shitur gjashtë ekzemplarë për 2,85 milionë dollarë, ndërsa ekzemplari i shtatë ka mbetur në pronësi të vetë kompanisë prodhuese, është gjithnjë një pazar i mirë. Kjo super veturë, që ka përfunduar në një garazh shumë të sigurt në një zonë që nuk dihet në SHBA, mban numrin 106 dhe është në ngjyrë të bardhë.

E prezantuar në vitin 2014, “One:1” është një veturë ekstreme, me një motor V8 prej pesë litrash dhe çliron 1 360 kuaj fuqi, ka 7 500 xhiro dhe një fuqi tërheqëse prej 1 371 njuton për metër. Shpejtësia është e jashtëzakonshme, arrin 0-400 kilometra në orë për 20 sekonda. Për sa i përket informacioneve për shpejtësinë 0-100 apo 0-200 kilometra në orë kompania suedeze nuk e ul veten të merret me këto shifra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme