Së shpejti bateritë e celularëve të mençur do të mbushen brenda pak sekondave dhe do të zgjasin një javë

Shkencëtarët e kanë zbuluar një proces të ri për krijimin e një baterie me super kapacitet dhe që mund të rimbushet më shumë se 30,000 herë.

Kjo metodë mund të shfrytëzohet në celularët e mençur, paisjet elektronike, si dhe në makinat elektrike, transmeton Telegrafi.

Procesi në fjalë është duke u zhvilluar nga një ekip i shkencëtarëve të cilët kanë zbuluar se bateritë e sotme të celularëve të mençur pas 18 muajve fillojnë të degradohen dhe e humbin baterinë më shpejt.

Sipas tyre, zëvendësimi i baterive aktuale me bateritë që kanë super kapacitet, ju do të mund ta mbushni celularin brenda pak sekondave dhe nuk do të keni nevojë ta mbushni për një javë.

Ardhja e këtyre baterive në treg, padyshim se do të ketë ndikim të madh në teknologji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme