E përjetojnë rënd serbët: Kroatët po lobojnë për shqiptarët

Gjatë pothuajse 20 viteve të lobimit aktiv për Kosovën, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, këtyre dyjave u është bashkuar me miqësi edhe Kroacia, tashmë anëtare e BE-së dhe NATO-s, shkruan Telegrafi serb, përcjellë gazetametro.net.


Opinioni serb e ka përcjellur me vëmendje vizitën në Kosovë të ish presidentit të fundit të Jugosllavisë, dhe më pas edhe president i Kroacisë, Stjepan Mesic. Sipas mediave serbe, Kroacia e cila gjatë viteve ’90, nuk ishte kursyer të përdor organizatat lobuese, veçanërisht ato në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të fitojnë mbështetjen e tyre, tani është kthyer vet në lobues, duke e bërë këtë punë për Kosovën. .

Mesic, sipas Telegraf.rs, gjatë vizitës të tij në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, u takua me multi-milionerin shqiptar Behgjet Pacolli.

Tutje, kjo media shkruan se, menjëherë pas këtij takimi, Mesic ka thënë se është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet pas arrestimit të Ramush Haradinajt.

“Unë jam njoftuar për të gjitha detajet në lidhje me arrestimin e mikut tim, Ramush Haradinaj, i cili shpresoj që së shpejti do të lirohet”.

“Por, Mesic nuk është i vetmi ish-zyrtarë kroat i cili është i gatshëm për të ndihmuar interesat e shqiptarëve. Ish-kryeministri Zoran Mihalovic ka thënë se ofron shërbime të konsulencës në procesin e integrimit evropian të Prishtinës dhe Tiranës. Ai në tëtor të vitit të kaluar gjatë një vizite në Prishtinë së bashku me Kotromanovic’in, ish-ministr kroat i Mbrojtjes, janë parë në shoqërinë e Agim Çekut, ish-anëtar i UÇK-së”, shkruan Telegraf.rs, përcjellë gazetametro.net.

Tutje, në këtë tekst thuhet se edhe ministri i Jashtëm kroat Davor Ivo ka refuzuar një takim bilateral me homologun e tij serb Ivica Dacic, me ç’rast nuk ka vepruar njëjtë me homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj.

Në këtë takim Ivo tha se vendi i tij do të kontribuojë në forcimin e institucioneve të Kosovës, si dhe do të ndihmojë Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme