E shkrumbuar tërësisht nga flakët, pamjet brenda banesës që u përfshi nga zjarri

Këto janë pamjet nga banesa që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr.8 të qytetit të Korçës.


Siç shihet në foto, banesa në pronësi të 64-vjeçares me iniciale R. E. është shkrumbuar tërësisht nga flakët.

Zjarri ra rreth orës 07:30 ndërsa ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes. 64-vjeçarja u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërsa banorët e tjerë të pallatit janë evakuar nga policia dhe shërbimet e zjarrfikëseve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rëneis së zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme