E vërteta e celularit 800 vjeçar që u gjet në Austri

Fotografia e një celulari që cilësohet të jetë 800 vjeçar ishte bërë hit në internet prej kur ishte “zbuluar nga arkeologët” në Austri.

 

Storje të ndryshme pushtuan internetin me spekulime se celulari mund të jetë dëshmi e “udhëtimit në kohë”.

Por, Express.co.uk thotë se e ka përgjigjen prej nga doli kjo foto dhe si u përdor për të shpërndarë storje të rrejshme.

Video të këtij zbulimi të çuditshëm dolën në shtator të vitit 2015. Historia konspirative e kësaj storje thoshte se objekti ishte zbuluar nën tokë gjatë një gërmimi në Austri, transmeton Gazeta Express.

Mendohej se objekti ishte një kopje e një celulari me një shkrim sumer në butonat e tij. Celulari mendohej se i përkiste shekullit 13. Në atë kohë, stili i shkrimit sumer tashmë kishte qenë përreth për disa mijëra vjet.

Disa ‘gjurmues’ të UFO-ve madje thanë se “zbulimi” është një “dëshmi se alienët kishin vizituar civilizimet e lashta në Tokë dhe se kishin sjellë teknologjinë e sofistikuar tek qeniet më primitive”.

Por, sipas Express.co.uk ka disa gjëra që nuk shkojnë në lidhje me këtë. Së pari, dihet se shkrimi sumer përdorej në Mesopotaminë e Lashtë. Dhe përderisa objekti me një shkrim të tillë u zbulua në Austri, dihet se Mesopotamia dhe Austria kishin një distancë të madhe mes vete, kështu që si mund të ketë ardhur ky objekt në Evropë?

Së dyti, pjesa më misterioze e kësaj gjetjeje është fakti se objekti i ngjason një celulari të kohës moderne. Celulari qartazi ka nëntë butona në pjesën e poshtme që janë të pozicionuar në të njëjtën mënyrë si butonat e një celulari modern.

Por mungesa e informacionit online dhe ngjashmërisë së objektit me një celular bëri që shumë publikues online të ishin të bindur se ky ishte thjeshtë një mashtrim.

Dhe duket se kishin të drejtë. Express.co.uk u kontaktua nga Karl Weingartner, nga studio “Art Replik” në Gjermani, i cili zbuloi se celulari ishte një copë e një artefakti që ai krijoi dhe se imazhet e tij u vodhën për të krijuar shkrime të rrejshme online.

Madje edhe historia se celulari u gjet nga arkeologët u fabrikua. Ai tha: “Unë jam prodhuesi i këtij celulari ‘nga balta’ me shkronja sumere në të. Fotografia ime e këtij artefakti u përhap nëpër botë. Më shumë se 500 gazeta raportuan për të ashtuquajturin “celulari alien” dhe përdorën një foto nga një video në YouTube”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme