EKSKLUZIVE: Brenda javës tre shtetas të Maqedonisë arrestohen në Kosovë (Emrat)

Rendi dhe siguria e Kosovës është në shkallën më të lartë të gadishmërisë, kjo për faktin se vetëm brenda një jave janë arrestuar 3 persona me shtetësi maqedonase me precedent penal. Ndaj të njëjtëve ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar.

Portali Sakte.net nga burime të besueshme kupton se gjatë javës tre shtetas të Maqedonisë janë arrestuar në Kosovë.

Dje, portali Sakte.net sjelli për lexuesit ekskluzivisht arsyet e arrestimit të Fatmir Lurit. Luri është arrestuar me urdhërarrest ndërkombetar për armëmbajtje pa leje.

“Personi i arrestuar ka qenë shtetas i Maqedonisë dhe i Kosovës. Kur kemi filluar të konfirmojmë proceduart lidhur me atë se si ky person e ka marrë shtetësinë e Kosovës, është kuptuar se nuk janë përfillur procedurat procedurat që kanë qenë në fuqi në vitin 2010, kohë kjo kur i është dhënë shtetësia e Kosovës, prandaj i është bërë revokimi i shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht ky person është marr nga Policia e Kosoves për qendrim ilegal dhe më pas është debuar nga Kosova”, thanë  burime të portalit Sakte.net

Por, edhe dy shtetas të tjerë të Maqedonisë janë arrestuar gjatë kësaj jave në Kosovë nga autoritetet e rendit.

“Policia e Kosovës ka vënë në pranga Reshat Sylejmanin i lindur në vitin 1975, në pikën kufitare të Hanit të Elezit me kërkesë të INTERPOL BRATISLAVA. I njëjti kërkohet nga Autoritetet Sllovake për trafikim me narkotikë dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënimi me 10 vjet burgim. Po ashtu, në mbrëmjën e të shtunës është arrestuar edhe Bajram Ramani, i lindur në vitin 1977, i cili ishte dënuar me dy vitë e gjysmë burgim për veprën lëndim trupor”, thonë burime të portalit Sakte.net, të cilat shtojnë se ky është edhe tregues për fleksibilitetin e institucioneve të Kosovës në fushën e sigurisë në nivel ndërkombëtar. Sylejmani dhe Ramanit u është caktuar masa e paraburgmit tashmë dhe së shpejti pritet esktradimi i tyre në Maqedoni, respektivisht Sllovaki.

Jo shumë kohë më parë Policia e Kosovës është bërë anëtare e mekanizmave të rëndësishëm të sigurisë në arenën ndërkombëtare duke perfshir edhe rrjetin evropian te njesive per persona te arratisur apo ENFAST/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme