Gazeta gjermane BILD publikoi ditën e sotme një artikull ku bënte të ditur se Edi Rama përdori FBI për të shpallur non grata Sali Berishën.
Sipas Bild, Rama nëpërmjet Dorian Duçkës ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI të New York, Charles McGonigal për të hapur hetim dhe shpalljen non grata të Berishës. Bild shkruan se Duçka personi që korruptoi agjentin e FBI në SHBA, është pika lidhëse e Edi Ramës me politikanët gjermanë.
Dyshimet vijnë prej dy aktakuzave, një në New York për lidhjet e tij me oligarkun rus Deripaska dhe ajo që është më interesante për Shqipërinë, aktakuza nga Uashington D.C që merret me kontaktet e tij me kryeministrin Rama dhe ndihmësin e tij Dorian Duçka në Shqipëri.
Herbert Bauernebel shprehet se faktin që ai denoncon në artikull, se Edi Rama ka përdorur FBI-në për të shpallur non grata Sali Berishën, është e bazuar në fakte dhe dokumente nga drejtësia amerikane.
I pyetur për fshirjen e shkrimit nga faqja online e BILD, Herbert Bauernebel sqaron se ishte gabim njerëzor publikimi këtë të premte, pasi artikulli ishte planifikuar në numrin e fundjavës dhe do të rikthehet ditën e shtunë online.
“Edhe unë u habita për këtë, por çfarë ndodhi nuk është me natyrë të çuditshme, ishte një gabim. Artikulli ishte caktuar për botim në fundjavë dhe për shkak të një gabimi njerëzor u botua më herët dhe do të kthehet online në fundjavë, siç ishte planifikuar“, u shpreh ai.
Intervista
Armela Ferko: Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?
Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe biznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person. Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobonte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve.
Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë. McGonigal këtu në Nju York ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta saç do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit.
Armela Ferko: Ju hidhni dyshime se shpallja non grata e Berishës ka ndodhur gjatë kohës që McGonigal ishte në detyrë. Çfarë dini më shumë rreth kësaj çështje?
Herbert Bauernebel: Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej departamentit të drejtësisë amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA.
Armela Ferko: Në aktakuzë siç dihet flitet edhe për Agron Nezën e Dorian Duçkën. Ju thoni se Duçka është person kontaktues i Ramës me politikanë gjermanë. Çfarë dini më shumë rreth këtyre lidhjeve të Dorian Duçkës me politikanë gjermanë?
Herbert Bauernebel: Kjo pjesë është e ditur prej kolegëve të mi në Berlin, që kanë kontribuar në këtë histori. Ata janë në dijeni të aktiviteteve të tij dhe kanë burimet e tyre të informacionit. Kjo pjesë është shkruar prej meje dhe një kolegu në Berlin. Pjesë e hetimeve janë bërë prej selisë tonë në Berlin.
Armela Ferko: Ju e keni titulluar artikullin “Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin”. Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?
Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mënyrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani.
Armel Ferko: Ka patur takime McGonigal në Gjërmani? Ka të dhëna, prova?
Herbert Bauernebel: McGonigal nuk duket se ka takuar dikë në Gjërmani. Mendoj se ishte një takim mes Duçkës ndoshta dhe një personi tjetër në Gjermani, përsa tregojnë dosjet. Takimet e McGonigal kanë ndodhur ose në New York ku është takuar me kryeministrin dhe në Vjenë me personat e tjerë të lidhur me Shqipërinë dhe sigurisht në Tiranë.
Armela Ferko: Për t’u kthyer te Dorian Duçka, mbi bazën e informacioneve që ju keni, a ka fakte apo dyshime që Dorian Duçka që lidhjet e tij me politikanë dhe mediat gjermane t’i ketë përdorur për interesat politike të kryeministrit të Shqipërisë, Rama, keni dijeni nëse ka ndonjë hetim në këtë drejtim? Nëse jo, mendoni se drejtësia gjermane duhet të nisë hetim për këtë çështje?
Herbert Bauernebel: Mendoj se në këtë fazë është shumë herët që të flasim dhe të bëjmë gjithë këto lidhje. Jemi thjesht duke filluar të kuptojmë sa i madh ishte ky rrjet. Këtu në SHBA sapo kanë filluar. Na duhet të presim që të shikojmë se çfarë do të tregojnë hetimet e mëtejshme. Një informacion që doli nga New York Times që për shkak të skandalit McGonigal dhe hetimeve, informatorët e FBI në Kinë janë zhdukur së fundmi, aq e lartë dhe aq e rrezikshme janë këto hetime të mundshme për persona kudo në botë.
Armela Ferko: Ishte po media BILD që faktoi 4 vite më parë faktoi me përgjime përfshirjen e Edi Ramës dhe ministrave në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe lidhjet e tij e ministrave dhe bandat kriminale në Shqipëri. Si e shihni trajektoren që fillon me blerjen e votave bazuar në provat e publikuara nga BILD dhe përfundon deri në korruptimin e një zyrtari kaq të lartë të FBI.
Herbert Bauernebel: I kam parë këto raporte dhe nuk dua të komentoj shumë në fakt për politikat shqiptare se jetoj në New York dhe nuk jam ekspert se çfarë ndodh në atë vend sa i takon korrupsionit politik. Por si dikush që e shikon këtë nga jashtë, mund të shikojë një model këtu.
Armela Ferko: A mund të themi se përsa i përket dosjes që lidhet me kryeministrin shqiptar dhe McGonigal, ka ende shumë detaje për t’u zbuluar?
Herbert Bauernebel: Po, sigurisht, siç e përmenda procedurat ligjore sapo po fillojnë. Aktakuzat janë shumë të gjëra dhe jo shumë të sakta. Çfarë po ndodh sot në hetimet e sistemit të drejtësisë në SHBA, një gjyq i tillë quhet zbulim dhe në këtë fazë, të dyja anët do të paraqesin provat që kanë dhe në këtë rast do të jetë një fazë shumë interesante për të vëzhguar se çfarë ka qeveria dhe prokurorët, çfarë provash kanë dhe çfarë provash do të sjellë McGonigal. I vetmi zhgënjim është se kjo kërkon shumë kohë. Ky gjyq dhe shumë gjyqe në SHBA mund të vijojnë për shumë muaj në mos vite, ndaj duhet të tregojmë durim që të mësojmë më shumë detaje dhe pse në të njëjtën kohë hetimet prej gazetarëve janë në proces gjithashtu.
Artikulli juaj mori një vëmendje shumë të gjerë shumë shpejt në Shqipëri, por u vu re që pas një ore ky shkrim nuk gjendej online. Çfarë ka ndodhur?
Herbert Bauernebel: Edhe unë u habita për këtë, por çfarë ndodhi nuk është me natyrë të çuditshme, ishte një gabim. Artikulli ishte caktuar për botim në fundjavë dhe për shkak të një gabimi njerëzor u botua më herët dhe do të kthehet online në fundjavë, siç ishte planifikuar.
© SYRI.net