Kongresmeni amerikan Eliot Engel tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin gjithmonë Kosovën.
Gjatë një vizite në koalicionin e organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DNV), e cila me 1,200 vëzhgues monitoron zgjedhjet për kryetarët e komunave të 19 komunave në Kosovë dhe zgjedhjet lokale, tha se është kënaqësi për të vizituar Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe për të parë se si zhvillohen zgjedhjet e lira dhe demokratike, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Shumë dekada më parë, thashë se Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur dhe këtu jemi. Sot jemi në një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Jam krenar që ndodhem këtu me miqtë e mi,” tha kongresmeni Engel.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë me Kosovën dhe do ta mbështesin atë, e cila kjo mbështetje do të vijë personalisht nga ai.
Engel gjithashtu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku presidentja e KQZ’së Valdete Daka e informoi atë rreth përgatitjeve dhe rrjedhës aktuale të zgjedhjeve për kryetarët e 19 komunave në Kosovë.
Sipas informacionit të ofruar nga DNV për gazetarët, procesi zgjedhor po zhvillohet në tërë Kosovën me parregullsi të vogla që nuk mund të ndikojnë në rrjedhën e zgjedhjeve./Periskopi/