EMRAT/ Viza false drejt SHBA dhe Kanadasë për 10 mijë euro, 67 vite burg për anëtarët e grupit!

Dy vjet pas goditjes së një grupi që trafikonte emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së e Kanadasë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për 16 të akuzuarit, ndërsa katër të tjerë janë shpallur të pafajshëm, pasi ndaj tyre nuk është arritur të provohet akuza.

Ata qëndronin nën masën e “Arrestit në shtëpi”. Në krye të grupit qëndronte shtetasja Bukurie Ahmetaj, e cila është dënuar me 12 vite burg, si dhe Elvis Ahmetaj, i cili është dënuar me 10 vite.

Në total, të akuzuarit janë dënuar me rreth 67 vite burg gjithsej. Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar dhe, për pasojë, ulje të masës së dënimit me 1/3-n.

OPERACIONI

Më 19 maj të vitit të shkuar, Policia e Shtetit tha se kishte realizuar me sukses operacionin “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë), duke goditur një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e qytetarëve shqiptarëve drejt vendeve të Europës Perëndimore, si dhe SHBA-së dhe Kanadasë.

Operacioni u zhvillua në të gjithë vendin, duke çuar në pranga 24 persona, ku për 15 prej tyre u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa për të tjerët masa më të lehtë. Hetimi ndaj këtij rasti kriminal është iniciuar një vit më herët nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën amerikane në Tiranë.

“Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetërorë, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, si: karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj. Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme, si Kosovë etj., rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj. dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së apo biletat e udhëtimit”, sqaronte Policia.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve, shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final: SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Ata merrnin 10 mijë euro për të dërguar me viza false në SHBA dhe Kanada. Grupi përdorte tre korridore për transportin e klandestinëve drejt Shteteve të Bashkuara në Amerikë.

I pari Shqipëri-Gjermani-Republika Domenikane dhe mandej në Meksikë e duke u futur në SHBA, i dyti nga ShqipëriBullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe e treta ShqipëriFrancë-Londër-Republika Domenikane dhe SHBA.

Dënimet, përfshirë uljen me 1/3:

1-Bukurije Byber Ahmetaj – me 8 vjet burgim.

2- Elvis Kujtim Ahmetaj – me 6 vjet e 8 muaj burgim

3- Fatmir (alias Elvis) Shaban Qema – me 8 vjet burgim

4- Eduart Nustret Haxhiu – me 7 vjet e 4 muaj burgim.

5- Altin Leonat Memaj – me 8 vjet burgim

6- Blerim Sali Coka – me 8 vjet burgim

7- Azem Kadri Tanushi – 7 vjet e 4 muaj burgim

8- Xhelil Daut Dautaj – 4 vjet burgim

9- Mark Ndue Gjinaj – 7 vjet e 6 muaj burgim

10- Ilir Ferat Ferati – 2 vjet e 4 muaj burgim

11- Arselda Leonat Memaj – “Detyrim paraqitje”

12- Shkëlzen Byber Avduli (Gjoka, Popenga) – shuhet masa e arrestit në shtëpi

13- Klajdi Engjell Llika – shuhet masa e arrestit në shtëpi

14- Ervilma Viktor Bezati – shuhet masa “Detyrim paraqitje”

15- Gëzim Dylber Gjona – shuhet masa e arrestit në shtëpi

16- Admir Zaim Spahia – shuhet masa e arrestit në shtëpi

17- Drita Demush Sadrija – 4 vjet shërbim prove

18- Arian Rexhep Koldashi – shuhet masa e arrestit në shtëpi

19- Aida Rexhep Cenaj – 4 vite “Detyrim paraqitje”

20- Juxhin Artjan Tirana – shuhet masa e arrestit në shtëpi./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme