Armiqësia e vjetër mes Romës dhe Feyenoord/ Dhuna në dy përballjet e vitit 2015 mes tifozerive

Kush i ka ndjekur ndeshjet mes dy skuadrave që përballen për finalen e së mërkurës në Conference League, i druhet një përplasjeje të mundshme ndërmjet tifozerive ultras.

Mes tifozëve të Romës dhe ata të Feyenoord ka një histori dhune dhe përplasjesh, që kulmoi në vitin 2015.

Gjatë sfidës Roma-Feyenoord e vlefshme për 1/8 e Europa League, tifozët holandezë shkaktuan kaos në kryeqytetin italian, praktikisht e çmontuan “Piazza di Spagna”, shkatërruan çdo gjë i doli përpara, madje e vepra arti si shatërvani i Fonatana della Barcaccia.

Me të njëjtën monedhë iu përgjigjën edhe tifozët e Romës, në ndeshjen e kthimit në Roterdam.

Afro 8 mijë tifozë të Feyenoord pritet të jenë të pranishëm në Tiranë, një pjesë e tyre kanë ardhur, ndërsa më të shumë në numër do të jenë tifozët roman. Nga Mourinho te Kumbulla, të gjithë kanë bërë thirrje që tifozët shqiptarë të mbështesin Romën.

Mbi 3 mijë policë do të jenë në terren ditën e ndeshjes, ndërsa Tirana do të jetë thuajse e ndarë në dy pjesë për të shmangur përplasjet mes dy tifozerive. Mbi 30 policë dhe ekspertë të sigurisë kanë ardhur nga Italia dhe Holanda./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme