EMRI/ Posedonte armë pa leje, po drejtonte automjetin në gjendje të dehur e tentoi t’i largohet efektivit, arrestohet 38 vjeçari

Një 38 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, duke pasur me vete e armë pa leje, duke tentuar t’i laegohej efektivëve që e pikasen.


Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës dhe në pranga ka rënë shtetasi Pashk Marku, banues në fshatin Stajkë.

Raportohet se 38 vjeçari nuk i është bindur urdhërave të uniformave blu, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe posedonte armë pa leje.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Lëvizte me armë zjarri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatik, automjeti dhe 1 celular.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

38-vjeçari, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme