EULEX-i, 82 mijë euro shpërblim për informata rreth vrasjes së doganierit

EULEX-i ka dhënë 82 mijë euro shpërblim për çfarëdo informacioni rreth autorëve të vrasjes së doganierit, Audrius Senavicius, i cili ishte vrarë para tri viteve në Zveçan.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, e cila u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën  Veriore.

Senavicius ishte vrarë derisa po shkonte në punë në pikën doganore, e quajtur Porta 1. Persona të panjohur kanë shtënë në veturën që barte pjesëtarët e EULEX-it, ku nga plumbat ka mbetur i vdekur doganieri  Senavicius.

Ai ka qenë nga Lituania dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme