Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, sot zhvilloi takim me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, me të cilin bisedoi për shumë çështje me rëndësi për zhvillimin e projekteve të rëndësishme për Komunën e Ferizajt, konkretisht për fillimin e procesit të krijimit të zonës së re ekonomike, e cila sipas projeksioneve institucionale, do të jetë e veçantë për nga infrastruktura si dhe elementet tjera përcjellëse.
Ministri Hasani, u zotua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të përkrahë fuqishëm iniciativën e kryetarit Aliu, duke gjetur mundësinë e financimit të projektit për ngritjen e infrastrukturës në zonën ekonomike e cila do të krijohet së shpejti.
Në anën tjetër kryetar Aliu falënderoi ministrin Hasani për gatishmërinë e treguar, lidhur me projektin në fjalë dhe u zotua se sa i përket obligimeve që dalin për realizim të e këtij projekti nga ana e Komunës , ato do të përmbushen në kohë.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me rëndësi, në funksion të ngritjes së mirëqenies qytetare. Të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Financave Mustafa Grainca, drejtori i Shëndetësisë Besnik Berisha dhe udhëheqësi i kabinetit të Aliut, Selim Marevci.