FH: Maqedonia zyrtarisht mbetet vendi më i cenzuruar

Maqedonia nga grupi i vendeve pjesërisht të lira bën pjesë në grupin e vendeve jo të lira, kur bëhet fjalë për mediat, këto janë rezultatet e raportit të fundit të organizatës ndërkombëtare “Freedom House”.

Si arsye për rënien në grupin e vendeve jo të lira, raporti citon ‘zbulohet se ka përgjim të madh të paligjshëm qeveritar të gazetarëve, lidhjet korruptive midis zyrtarëve dhe pronarëve të mediave dhe rritje të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias’.

Raporti shpjegon se mediat në Maqedoni janë thellësisht të polarizuara.

‘Vetëcenzura ndërmjet gazetarëve është e zakonshme, kryesisht për shkak të presionit nga pronarët e mediave me biznes të veçantë apo interesa politike dhe, së fundi, për shkak të shqetësimit nga përgjimet. Gazetarët paguhen dobët dhe përballen me kërcënime dhe keqtrajtime kur kanë të bëjnë me gazetarinë hulumtuese apo shkrime kritike’, thuhet në raport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme