Fiton 1500 dollarë në natë, vetëm duke ngrënë
5 vjet më parëI keni bezdi ndonjëherë të afërmit që ju dalin në Skype dhe bisedojnë me ju duke ngrënë darkë? Diku tjetër, njerëzit bëjnë para vetëm me aq.
Me mijëra shikues në Korenë e Jugut mblidhen pothuajse çdo natë në internet, në faqen “Afreeca TV”, ku të rinj hanë darkën para ueb-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në “chat”.
Kjo dukuri në Korenë e Jugut quhet “Mukbang”, bashkim i fjalëve “ushqim dhe transmetim”. Shikuesit bisedojnë me transmetuesit dhe u dhurojnë monedha virtuale që blihen me para të vërteta, 10 cent secila. Në vitin 2013, më i suksesshmi nga “ngrënësit” fitoi 250 mijë dollarë gjatë gjithë vitit.
Dy mendohet se janë arsyet që kjo metodë ka pasur sukses. E para, shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri. E dyta, duke parë dikë që ha, mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën, pa ngrënë vetë.