Fjalët e Muhammad Ali që shkatërruan Donald Trump-in

E martë, 08 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Pas deklarimeve të kandidatit për president të Amerikës, Donald Trump, se myslimanëve duhet t’u ndalohet hyrja në Amerikë, kanë ardhur shumë reagime që nga lagjet e ndryshme e deri te myslimanët e famshëm.

 

Ishte legjenda e boksit Muhammad Ali ai që kishte reaguar ndaj një deklarate të tillë, por duke mos përmendur emrin e Trump në asnjë rast.

“Unë jam mysliman, nuk kanë asgjë të bëjnë me Islamin, vrasja e njerëzve të pafajshëm në Paris, San Bernardino ose kudo tjetër në botë. Myslimanët e vërtetë e dinë që dhuna e pamëshirshme e ashtuquajtur xhihadiste shkon kundër parimeve të vërteta të fesë sonë.

Ne myslimanët duhet të qëndrojmë përpara atyre që Islamin e përdorin si mjet për agjendat e tyre personale. Ata kanë tjetërsuar shumë në lidhje me mësimet e Islamit. Myslimanët e vërtet, e dinë, ose duhet ta dinë se është kundër fesë sonë tentimi për ta imponuar tek të tjerët.

Duke folur si dikush që kurrë nuk ka qenë i akuzuar për korrektësi politike, unë besoj se liderët tonë politik duhet të përdorin pozitën e tyre për të sjell mirëkuptim rreth fesë islame dhe të qartësojnë se vrasësit e devijuar kanë pikëpamjet e njerëzve të çoroditur, e që ky nuk është Islami i vërtetë”, ka shkruar Muhammad Ali, transmeton “Klan Kosova”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme