Flutura Açka merr çmimin kombëtar për librin për të birin, vlerësohet edhe Artan Fuga e Petrit Ruka

Flutura Açka ka marrë çmimin kombëtar të letërsisë për prozën më të mirë me “Birin”, një vepër kushtuar dhimbjes së nënës për fëmijën e humbur, e përtej kësaj, një libër që nxit forcën tek ata që janë përballur me vdekjen duke na mësuar, të rinisim jetën, pa harruar për asnjë çast të ikurit e shtrenjtë.


Për të tërhequr çmimin për Açkën e pranishme ishte Rezarta Reçi e cila tha se “Açka na mëson forcën e humbjes dhe të dashurisë”, ndërsa për ministren Margariti, libri “Biri”, “është një rrëfim i epërm për raportin nënë-bir dhe kujtimet”.

Juria e kryesuar nga akademiku Mehmet Kraja dhe anëtarët Ardian Ndreca, Elda Gjana, Ylljet Aliçka e Shezai Rrokaj, vlerësuan me çmimin për librin më të mirë studimor akademikun Artan Fuga për “Origjinat”.

Çmimi për vëllimin më të mirë poetik ju dha Bardhyl Londos me “Prill i hidhur” ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë iu dha Granit Zelës, me “Lepur vrapo” nga John Updike.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli, u shpreh se “çmimet kombëtare të letërsisë, janë një institucion për gjuhën shqipe”. Ajo ju përgjigj kritikave për nominimet e atyre që nuk jetojnë më, me rregulloren , e cila nuk përjashton askënd, mjaft që  libri të jetë botuar për herë të parë.

Persida Asllani u vlerësua për librin më të mirë për fëmijë me “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”. Asllani tha se “libri është një thirrje për lexim. Shkrimi i tij s’ka qenë i lehtë, por as i vështirë sepse fëmija që ende ruaj brenda vetes, është çapkën dhe nuk e ka humbur dëshirën”.

Një çmim honorifik ju dha poetit Petrit Ruka, pas vdekjes, ndërsa ministrja e cilësoi atë, një poet të dashurisë dhe jetës. Zhani, bashkëshortja e poetit të ndjerë, e falënderoi të shoqin për gjithë ato që ka lënë pas.

Veprat fituese janë të disa zhanreve dhe përçojnë mesazhe të ndryshme në stile të ndryshme. Juria mirëpriti kritikat, duke pohuar se jo gjithnjë kanë qenë në një mendje për fituesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme