Në mesin e njerëzve dhe me dy gishtat lart, Stresi s’e tradhton Berishën, i shkon në protestë

Kjo e hënë shënoi një protestë të thërritur nga Grupi i Rithemelimit të PD, një strukturë e ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit.


Protesta u mbajt para kryeministrisë dhe qëllimi i saj ishte shprehja kundër e ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismës Ballkani i Hapur. Në podiumin e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbajtën fjalën një sërë anëtarë të Grupit të Rithemelimit. Mesazhi kryesor i tyre ishte vendosja e demokracisë në vend dhe shprehja kundër e Ballkanit të Hapur, si një nismë që synon të rikthejë “fantazmë” e ish-Jugosllavisë. Në mesin e të pranishmëve, ishte dhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai është thuajse i pranishëm në të gjitha protestat që ndërmerr PD dhe ka shprehur prej kohësh hapur mbështetjen e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në foton e siguruar Stresi shihet në mesin e njerëzve të pranishëm duke ngritur dy gishtat lart. Sakaq, vlen të përmendet se ish-kryeministri Berisha tha se kjo ishte protesta hapëse, që do pasohet nga dhjetëra protesta të tjera që s’do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë aktuale.

Ai zbuloi po ashtu dhe hapin që do të ndjekë ndaj liderit aktual të PD, Lulzim Bashës. Për Berishën nëse kryedemokrati nuk njeh vendimet e shumicës do të mbajë përgjegjësi në mënyrë shembullore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme