Një foto e presidentit Barak Obama me kandidaten Hillari Klinton po bën xhiron e rrjetit pasi është modifikuar në qindra mënyra.
Fotoja e përqafimit Obama-Klinton u bë në mbyllje të Konventës Kombëtare të Demokratëve, e cila shpalli Hillari Klintonin si kandidate zyrtare për presidente të SHBA-ve.
Por kjo foto është kthyer në një prej më të modifikuarave brenda pak orësh.