FOTOT/ Shkrumbohet në flakë makina tip Benz në Sarandë, shkak defekti në motor

Një makinë tip Benz është shkrumbuar nga flakët në Qafë-Muzinë ndërsa ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina kur ka vënë re flakët, që siç duket nga fotot kanë përpirë mjetin.


NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme