Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku një kalimtar është goditur nga një taksi. Si pasojë e përplasje, qytetari ka marrë plagë të shumta në pjesën e kokës dhe në trup.
Atij i është dhënë ndihma e parë nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas pak minutash në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca.
Shoferi i taksisë, në një reagim për ‘abc news’ u shpreh se ka frenuar por s’e mbajti dot makinën pasi sipas tij , këmbësori i ka prerë rrugën duke ec me vrap. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti, është bërë shpejtësia që lëvizte taksia dhe lëvizja e gabuar e këmbësorit.



