Galaxy Note 7 ka qenë në titujt kryesor të lajmeve teknologjike kohëve të fundit për shkak të tërheqjes së pajisjes për shkak të disa njësive që kanë marrë flakë.
Problemi është shkaktuar nga bateria megjithatë nuk ka prekur të gjitha pajisjet, vetëm disa prej tyre me bateri të dëmtuara.
Tani, Samsung ka zbuluar se problemi i baterisë në pajisje ka të bëjë me keq-prodhimin e pajisjeve gjatë procesit të prodhimit.
Disa nga bateritë e Galaxy Note 7 janë prodhuar nga partnerët prodhues të kompanisë ndërsa shumica e tyre janë prodhuar nga dega e kompanisë, Samsung SDI Co.