Ambicia e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri për të t’u bërë kryetar i LDK’së e më pas edhe kryeministër, pati ngjallur një sërë reagimesh brenda kësaj partie.
Ismet Beqiri e kishte konsideruar veprim ‘pak të ngutshëm të Muhaxherit’ derisa Lutfi Haziri, pati thënë se LDK ka një kryetar dhe të tjerët kanë detyrat e veta.
Lidhur me këtë, Gazmend Muhaxheri në një intervistë për Periskopin ka thënë se ‘është një reagim i natyrshëm’, ai i Beqirit.
“Është e natyrshme që sekretari i partisë me komentu dhe me dhënë mendimin e tij”, ka thënë Muhaxheri në intervistë për Periskopin.
Pas Ismet Beqirit, për ambicien e Muhaxherit kishte folur edhe Lutfi Haziri kishte thënë se ‘Muhaxheri është një njeri i mirë dhe kryetar i mirë i Pejës.
“Ne kemi kryetar të LDK-së dhe natyrisht kryetari i LDK-së është Isa Mustafa, dhe të tjerët i kanë detyrat e tjera. Gazmend Muhaxheri është shumë i mirë, definitivisht. Edhe kryetar i Pejës edhe njeri i mirë”, pati deklaruar Haziri./Periskopi/