Getinjo ka një lutje në lidhje me ish të dashurën

“Ju lus të gjithëve”, Getinjo ka një lutje në lidhje me ish të dashurën.

Getinjo ka qenë në vëmendje gjatë këtyre ditëve për shkak të lidhjes që kishte me Vivien Thanon.

Kjo e fundit në një intervistë zbuloi arsyen se përse u nda nga reperi, duke thënë se i pengoi që ishte i varur nga bixhozi.

Për këtë pati replikë menjëherë nga artisti ferizajas, duke i thënë se luan që shumë vite dhe se me këtë nuk i ka shkaktuar dëm askujt.

E pas kësaj, ai në një postim tjetër kërkoi nga ndjekësit që të lënë rehat ish-banoren e Big Brother VIP Kosova e po ashtu edhe vetë artistin.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lus të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha storiet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme