Gir: Ndryshimet kushtetuese të rëndësishme për integrimin e vendit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup David Geer sot përmendi rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese. Ai shtoi se këto ndryshime nuk ndikojnë në identitetin e shtetit ndërsa si shembull përmendi Kroacinë e cila në kushtetutë ka gjithsej 20 komunitete. Geer tha se vendi duhet me kujdes t’i shqyrtojë të gjitha propozimet për ndryshimin e kushtetutës dhe të debatohet për to. Shtoi se është në interes të BE-së që këto ndryshime të kalojnë.

“Ndryshimet kushtetuese janë shumë të rëndësishme për këtë shtet. Por do t’i bëja disa komente të cilat, në kushtetutë do të duhet të shihet në mënyrë ekzakte se çfarë janë propozimet dhe të debatohet për ato, ne e kuptojmë që angazhimi është që personat të cilët identifikohen si bullgar të përfshihen në kushtetutë. Kjo është diçka që do të konsolidojë marrëdhëniet ndër etnike tashmë të mira të shtetit. Ka edhe shembuj të tjerë të ngjashëm si Kroacia, e cila ka më shumë se 20 komunitete në kushtetutë dhe kjo nuk ka ndikuar në identitetin e shtetit, gjithashtu është e rëndësishme të shihet pasqyra e plotë e kësaj, sepse çfarë shohim ne tani është momenti i rëndësishëm për këtë dhe jo vetëm në Maqedoninë e Veriut” , deklaroi David Geer, ambasador i BE-së në Shkup. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme