Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Në fokus preambula, 20% nga shqyrtimi i amendamenteve

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se prioritet në procesin e ndryshimeve kushtetuese do të ketë preambula dhe përfshirja e pakicave në të. Çdo gjë tjetër, përfshi heqjen e 20% do duhet të dalë nga shqyrtimi publik i amendamenteve me ndihmën e ekspertëve.

“Prioritet në Kushtetutë ka plotësimi i kushtit tonë nga korniza negociuese e cila është miratuar nga 27 vende anëtare të BE-së. Ajo kornizës i referohet ndryshimeve kushtetuese për pakicat që jetojnë ne vendin tonë. Kjo ka prioritet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sipas kryeministrit, procesi i ndryshimeve fillon me formimin e komisionit.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese do të fillon fillimisht duke e formuar komisionin në të cilin janë ftuar edhe opozita. Përfundimisht opozita duhet të merr pjesë të paktën në një proces të rëndësishëm strategjik”, u shpreh Kovaçevski.

Opozita në Kuvend gjatë një debati i kërkoi shumicës parlamentare dhe kryeministrit që në rast se i ka votat për ndryshime kushtetuese, ta nisë procedurën. Ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga deklaroi se në kuadër të hapjes së kushtetutës do të diskutohet edhe për heqjen e 20%, përcaktimin e pranim-dorëzimit të detyrave në ekzekutiv, thirrjen dhe shpërndarjen e Kuvendit në rrethana të pazakonta etj. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme