Një vdekje e dyshimtë është raportuar sot në Mitrovicë.
Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës për lajmi.net, në një shtëpi të pabanuar është gjetur një person pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se dyshohet se viktima është një person i cili dje ishte raportuar i humbur nga familjarët e tij
“Mund të konfirmojmë se është gjetur një person pa shenja jete. Ai është gjetur në një objekt apo shtëpi të pabanume. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një person i cili dje është raportuar si i zhdukur nga familajrët”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.
Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen.