Gjendet i vrarë me armë në banesë një 69-vjeçar, ngjarja te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë/ Dyshimet e para të policisë!

Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në Vlorë. 69-vjeçari është gjetur nga familjarët dhe sipas policisë dyshohet të jetë vrarë me armë gjuetie.

Nuk dihen ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Informacion paraprak/ Më datë 09.06.2022, rreth orës 06:15, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, është gjetur në banesë nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjuetie shtetasi Z. M., 69 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme