Gjendet trupi i pajetë i një studenti në Mitrovicë

Në pjesën veriore të Mitrovicës në një banesë në rrugën “Ivo Lola Ribar” është gjetur trupi i I.Q(32 vjeç), i përkatësisë serbe.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug i ndjeri ka qenë student i Universitetit të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq sipas të cilit trupi i të riut është gjetur në banesë ndërsa rastin në Polici e ka lajmëruar shoku i tij i dhomës, transmeton KP.

“Shkaqet e sakta të vdekjes së studentit nuk i dimë. Trupi do të dërgohet në Prishtinë për obduksion”, tha Bojiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme