Gjirokastër dhe Sarandë – Gjatë të enjtes, dy viktima nga i ftohti

Temperaturat e acarta kanë shkaktuar të tjera viktima paraditen e kësaj të enjteje. Policia e Sarandës njoftoi se në mëngjes është gjetur i pajetë në hyrje të banesë së tij një 61 vjeçar.

Policia tha se viktima Zhezair Telo jetonte në lagjen numër 4 në një banesë private.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera, dhe prandaj dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Në Gjirokastër, në fshatin kakoz të Lunxhërisë është gjetur i pajetë në banesë 55 -vjeçari Panajot Lasko, ndërsa babai i tij 75 vjeç Arqile Lasko në gjendje të rëndë.

Asfiksimi nga  gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje, dyshohet të jetë shkaku u vdekjes së 55-vjeçarit, ndërsa babai i tij i moshuar ndodhet në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Thanas Bashari: Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, kemi bërë me kembë mbi gjysëm ore dhe gjetëm dy persona, njëri ishte i vdekur, tjetri në gjendje shumë të rëndë. Kishin vënë mangallin dhe ishin asfiksuar nga karboni.

Një ditë më parë 3 viktima të tjera u shënuan në Tiranë, Pogradec dhe në Fier. 40 -vjeçari nga Pogradeci jetonte në kushte të vështira dhe pa ngrohje, ndërsa një 12 -vjeçari u mbyt në liqenin e Kasharit, Edhe në Fier, viktima ka tentuar të kalojë mbi një rezervuar të ngrirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme