E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në një ligjëratë të mbajtur në Londër ka folur për rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të marrëveshjes së Asociacionit të komunave serbe, “si një mekanizëm kryesor politik për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të serbëve”.
Në ligjëratën me temën “Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës – Normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti rajonal” ai ka folur edhe për progresin aktual dhe perspektivat e dialogut me Prishtinën si dhe për çështjen e kombinatit “Trepça”, raporton “Tanjug”, pwrcjellw Klan Kosova.
Me këtë rast, Gjuriq ka thënë se Serbia kurrë nuk do të pranojë “konfiskimin e pasurive të saj si dhe djepit shiprtëror dhe shtetëror të Serbisë”.