Gjyshi i cilit kandidat për deputet e la Amerikën që ta hapë shkollën e parë në Kranjë të Prespës?

Ethet parazgjedhore kanë filluar të ndjehen prej moti në Maqedoni. Gara vjen e bëhet gjithnjë më interesante veçanërisht në taborin shqiptar ku shqiptarët për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë edhe për alternativa të reja politike. Njëra prej tyre është edhe Lëvizja BESA. Lista e kandidatëve të kësaj Lëvizje është diskutuar së tepërmi, kjo për faktin se janë shumëfish më shumë profesionistë dhe kontributdhënës të çështjes shqiptare të përfshirë në lista, sesa që ka gjasa numerikisht që të gjithë të bëhen deputetë. Njëri nga ta është edhe Kastriot Rexhepi, i cili garon në njësinë zgjedhore nr 1, ku bartës i listës është nënkryetari i BESËS, Zeqirija Ibrahimi. I dyti në këtë njësi zgjedhore është specialisti i pediatrisë, dr. Rexhep Memedi.

Portali Sakte.net mëson se ka qenë pikërisht gjyshi i Kastriotit njeriu që në vitin 1964 braktisi SHBA – të dhe shkoi në Prespë ku e hapi shkollën e parë në Kranjë.

Përndryshe, edhe babai i Kastriotit (tashmë i pensionuar) ka qenë profesor i cili ka përcjellë shumë gjenerata.

Kastriot Rexhepi pos që ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në aktivitete humanitare, shquhet edhe për përvojën e tij të gjatë në diplomaci si asistent i shumë diplomatëve në Maqedoni./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme