Gostivar, promovohet projekt mbi një milionë euro

Sot në qytetin e Gostivarit është promovuar një ndër projektet me vlerë më të lartë në katër vitet e  qeverisje aktuale. Bëhet fjalë për hapjen e një bulevardi rreth 500 metra të gjatë si dhe ndërtimin e  urës lidhëse të dy pjesëve të qytetit, me një gjatësi prej 42 metra. Projekti ka filluar të realizohet në vitin 2014, ndërsa për të janë harxhuar mbi një milion euro, mjete të siguruara nga fonde të huaja dhe një pjesë nga buxheti i komunës së Gostivarit. Për ndërtimin e kësaj rruge dhe urës është dashur të dislokohen tre familje, të cilave në fund të vitit 2014 iu prishën shtëpitë e tyre.  Kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, ka paralajmëruar projekte të ngjashme dhe në pjesën lindore të Gostivarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme