Nakov: Gjykata Supreme mbron kriminelët

Gjykata Supreme i mbron kriminelët, kështu konsideron ish gjykatësi dhe prokurori Aleksandar Nakov. Vendimi i gjykatës më të lartë që mos ta largojë kryetarin Vangelovski nga rasti i Sead Koçan, tregon se po përgatitet tereni që të minohet Katica Janeva dhe Specialja në nivel më të lartë gjyqësor.

  1. Pas kërkesës së Speciales për largimin e kryetrarit të Gjykatës, ai patjetër e kishte ta pranojë, sidomos pasi ishte pjesë e bombave dhe ai vetë pohoi se kjo është kështu, se përmbajtja e deklaratës është e besueshme dhe e saktë. Atëherë, çdo gjë do të ishte siç duhet dhe dyshimet bien në ujë, por kështu siç po zhvillohen gjërat, e tërë puna e Gjykatës Kushtetuese e cila debatoi në seancë publike është nën dyshim – tha Aleksandar Nakov, ish gjykatës.

Nakov theksoi se përjashtimi i gjykatëses Lidija Nedelkova nga Këshilli Penal, që mos të vendosë për paraburgimin e Koçanit personalisht nga kryetari i ri Jovo Vangelovski është precedencë dhe drejtpërdrejtë shkelet ligji. Sipas tij kjo tregon se gjykata punon me standarde të dyfishta.

Me këtë shkelet ligji për gjykatat. Pse e them këtë? Sepse gjatë zhvendosjes së një gjykatësi nga një repart në tjetrin, Neni 39, paragrafi 6 nga Ligji për gjykatat, kërkon pajtueshmëri nga gjykatësi i cili zhvendoset. Kështu që shkelja e çfarëdo ligji, pa marrë parasysh a është Kushtetutë apo Ligj paraqet vepër penale – deklaroi Navkov.

Gjykata Supreme vendosi që Shefi i vjetër i ri dhe kumbari ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski të vendosë nëse Gjykata më e lartë duhet ta shfuqizojë paraburgimin për Sead Koçanin. Kërkesa e Speciales që Vangelovski të mos vendosë pasi është pjesë e bombave opozitare, për Supremen është irelevante. Ndryshe, Gjykata më e lartë është në fokusin e opinionit tashmë dy javë. Pasi Vangelovski u emërua për kryetarë, arrit kërkesa e Prokurorit Marko Zvërlevski që të shfuqizohet paraburgimi i Sead Koçanit i cili është në arrati. Specialja kontestoi hapin e Zvërlevskit, me arsyetimin se vetëm ata janë kompetent për rastet që dalin nga përgjimet. Përveç kësaj, kontestuese janë edhe rotacionet e gjykatësve në Gjykatën më të lartë dhe përpilimi i këshillave të cilat i përshtaten Vangelovskit. Ai dje në seancë ka dashur të lëshojë dy propozime, që supremja të merr vendim bombat të mos përdoren si dëshmi në gjykatë dhe specialja të mos dorëzojë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, si ilaç juridik që specialja tashmë e përdori për rastin e arrestimit të kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko dhe rreth pranimit të të gjykuarit në rastin puç, Zvonko Kostovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme