Gruaja e Sylejman Selimit mallkon Hashim Thaçin: Të vrafshin lotët e fëmijëve tanë

Në një postim emocional në Facebook, bashkëshortja e Sylejman Selimit, Kimete Selimi, thotë gjithashtu se do të dëshironte që Presidenti Thaçi t’u bashkohet shokëve të tij në burg.

Ky është postimi i plotë ku ajo ka shfaqur pakënaqësinë për verdiktin e Gjykatës së Apelit e cila ka konfirmuar dënimin e Gjykatës Themelore për rastin ‘Drenica 2”, ndërkohë që Sylejman Selimit ia ka hequr një vit burgim duke ia zvogëluar vitet e burgimit.

Postimi i plotë i gruas së Sylejman Selimit:

Ajo në një postim në rrejtin social Facebook, e ka mallkuar sistemin e drejtësisë kosovare.
“Vendimin e pritem me aq shumë shpresë, me thyen në shpirt. Zoti ju mallkoftë juve që mi latë fëmijët të rriten pa babe.

Mallkimi iu përcjelltë me gjenerata e gjenerata ju që zgjohet t’i ikni varfërisë në këtë mënyrë duke sakrifikuar njerëz të mëdhenj me dëshmitë e vonuara
Mallkimi raft edhe mbi juve President, ju vrafshin lotët e fëmijëve tanë. Qe nuk nxorët një zë ta mbroni të drejtën, jo të ndërhyni në drejtësi, por ti mbroni vlerat.

Presidenet ndoshta ke mendu që heshtja ty do të shpëtoj por jo mos mendo ashtu, se ti duke i mbrojtur kta burra kishe pas shancën ta mbrosh edhe vetveten, por gabuat!
Tash dhe juve ju uroj të ju bashkëngjitni Syles, meqë nuk ju bashkëngjitët në vijat frontale, në beteja të lara me gjak, dhe u fshehët skutave aty ku nuk kishte luftime dhe bënit plane për atë se si mbas lufte se kush qka do të gradohet. Syla, asnjëherë se mendoj këtë. Uroj që të paktën ti bashkohesh tash.

Fëmijët e mi do rriten krenar për babin e tyre.

Por mjerë ata fëmije që rriten me baballarët pranë por me vulën e tradhtisë në ballë” shkruan Kimetja në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme