Gruevski ankohet: BDI po na çon në opozitë!

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë një deklarate për televizionin serb “Pink”, ka thënë se deri më tani në Maqedoni ishte princip që qeverinë ta formojnë partia fituese e pales maqedonase dhe ajo e pales shqiptare, por që këtë princip e ka thyer kreu i BDI-së duke hyrë në koalicion me një parti e cila nuk fitoi gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Pas zgjedhjeve të 11 dhejtorit janë thyer principet demokratike në Maqedoni. Me të drejtë qytetarët protestojnë këto ditë, unë shumë i kuptoj këta qytetarë të revoltuar maqedonas.

Deri më tani faktori ndërkombëtar ka insistuar gjatë këtyre 10 viteve në Maqedoni të respektohet principi fituesi me fituesin duke e cilësuar Maqedoninë si shtet multietnik dhe specifik.

Por BDI këtë rradh e theu këtë princip dhe kjo e ka revoltuar antarësinë e VMRO-DPMNE-së dhe ka shkeluar vullnetin e shumicës maqedonase”, ka thënë Gruevski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme