Hajdari: BDI – ja e humbi kontrollin dhe kërcënon nga panika që ia ngjalli Lëvizja BESA (Video)

Asnjëherë BDI nuk ka qenë kaq në panikë sesa pas paraqitjes në skenën politike të Lëvizjes BESA, ka deklaruar në intervistën “Saktë” publicist dhe botuesi i gaztës Lajm, Fejzi Hajdari. Ai ka thënë se për herë të parë në ciklet zgjedhore në Maqedoni ndodh që BDI ta humb kontrollin deri në atë pikë sa të kërcënojë haptazi edhe mediat. Sipas tij, kjo ndodh shkaku i aferave të shumta të pushtetit ku ishte pjesë për më shumë se një dekadë BDI, gjë që u manifestua edhe me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në konventën e Lëvizjes BESA. Hajdari tha se tashmë të gjitha anketat tregojnë se BDI dhe Lëvizja BESA kanë rejting të barabartë, mirëpo sipas tij, dalja e kësaj Lëvizje në skenën politike në Maqedoni, pos që e ka ngjallë shpresën, po ashtu ka larguar edhe frikën e popullatës.

“Masoviteti në sallën VIP Arena ku u mbajt konventa e Lëvizjes BESA jep një shpresë të madhe se megjithatë njerëzit po e tejkalojnë frikën, ngaqë problemi tek shqiptarët e Maqedonisë ka qenë pak frika që e ka ngjallur nëpërmes formave më çnjerëzore BDI”, ka deklaruar Hajdari, i cili është shprehur se pret që opozita shqiptare e përbërë nga partitë e reja të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, njofton portali Sakte.net

Fejziu ka adresuar kritika shumë te ashpra për Ali Ahmetin , Musa Xhaferrin dhe shumë eksponentë të tjerë të kësaj partie./Sakte.net

https://www.facebook.com/firstchannel/videos/1152219461513084/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme