Së shpejti opinioni do të tronditet me dëshmitë e reja për “Rastin e Kumanovës” (VIDEO)

I ftuar në intervistën “SAKTË”, publicisti dhe botuesi i gazetës “Lajm” në Maqedoni, Fejzi Hajdari ka analizuar situatën politike në Maqedoni dhe ecurinë e fushatës parazgjedhore.

Hajdari ka adresuar kritika të ashpra për partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Mirëpo, në këtë intervistë janë shpalosur gjithashtu edhe disa fakte të reja që së shpejti pritet të publikohen lidhur me konfliktin e armatosur që ndodhi në Kumanovë.

“Në rastin e Kumanovës, përfundimisht dikush dikë e morri në qafë, këtë dua ta them me pak fjalë. Shumë shpejtë, nga dëshmitë që do të shpalosen në procesin gjyqësor në gjykatën në Maqedoni, do të tronditet i gjithë opinioni”, ka deklaruar Hajdari.

Intervistën “Saktë” me autor Xhevdet Pozhari mund ta ndiqni çdo të premte në portalin Sakte.net dhe televizionin First Channel./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme