Hakerët vjedhin mbi 30 milionë dollarë në bankat ruse

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se “hackerët” kanë vjedhur mbi 31 milionë dollarë nga bankat ruse, një ditë pasi agjencia kryesore për mbrojtjen e këtij vendi ka paralajmëruar për sulme të mëdha kibernetike me qëllim destabilizimin e sistemit bankar të Rusisë.

Njoftimi i Bankës i bërë me 2 dhjetor, është shembulli i fundit i rritjes së numrit të sulmeve kibernetike që kanë cak institucionet financiare në tërë botën.

Zyrtari i Bankës Qendrore ruse, Artiom Siçiov, ka folur për humbjet gjatë një konference në Moskë, duke sqaruar se ata që ndërhynë ilegalisht kanë tentuar të vjedhin rreth 5 miliardë rubla ruse, apo 78 milionë dollarë, përcjell rel.

Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka njoftuar më 2 dhjetor se shërbimet kompjuterike të përfshira në sulmet e planifikuara janë nga Holanda, ndërsa ato janë regjistruar si pronë e kompanisë ukrainase “Blazing Fast”.

Drejtori i kësaj të fundit, Anton Onopriçuk, ka thënë se agjencia e inteligjencës nuk i ka kontaktuar. Ai gjithashtu ka sqaruar se ata po presin me shumë informacione që kompania të nis hetimet e brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme