I riu në foto është Mario Nikprelaj, 23-vjeçari shqiptar i cili u konfliktua me një stjuardesë dhe tentoi të hapte derën e daljes së emergjencës ndërsa avioni i SkyWest Airlines ishte në ajër.
SkyWest Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Iowa, rreth orës 18:00 të së enjtes.
Nikprelaj u dërgua në qendrën e paraburgimit të qarkut Linn dhe përballet me akuza për prishje të rendit, sulm, posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë, shkelje fiskale dhe ngacmim në shkallën e parë.
Nikprelaj, banues në Nebraska dhe i vetëquajtur reper në ngjitje, nuk është i panjohur për autoritetet. Në vitin 2020, në moshën 18-vjeçare, ai u arrestua në Michigan pasi vodhi një borëpastruese ndërkohë që ishte pa këmishë dhe pa këpucë.
Sipas policisë, ai ishte përfshirë më herët në një përplasje fizike me të dashurën e tij, dhe pas incidentit, vodhi një borëpastruese që ishte në funksion, pa e ditur se ajo kishte sistem GPS dhe kamera të brendshme. Ai u lokalizua dhe arrestua shpejt.
Në atë rast, ai u akuzua për vjedhje automjeti, dhunë në familje dhe shkelje të provës, ndërsa policia shtoi se ai kishte rezistuar edhe më parë ndaj arrestimit.




