Haradinaj e poshtëron Thaçin në Drenicë për të dytën herë

Hashim Thaçi sot u poshtërua publikisht, për herë të dytë, në vendlindjen e tij në Skenderaj nga kryeministri Ramush Haradinaj. Dy vite më parë si president në ardhje, Thaçi u mundua t’i rregullonte raportet me Haradinajn dhe zyrtarët e AAK-së, duke u thënë “ku jeni komandanta”. Përshëndetja e tij u injorua krejtësisht nga ata dhe u la “për tjetër herë”. Takimi i tyre ndodhi gjatë homazheve në Prekaz. Ndërsa sot, Haradinaj, po në Drenicë, ia tha në sy Thaçit se do t’i mbrojë kufijtë nga ai dhe të tjerët që pretendojnë t’i ndryshojnë ata.

Haradinaj dhe Thaçi atëkohë përplaseshin mes vete për demarkacionin, asociacionin dhe zgjedhjen e tij president. Ndërsa, sot shefi i Qeverisë dhe ai i Presidencës po përplasen për “korrigjimin e kufijve”.

Pas këtyre dy viteve, sot, të dy me pozita të larta udhëheqëse ndonëse takohen dhe pohojnë se kanë raporte konkrete, në publik po shfaqin deklarata kundërthënëse për punë të rëndësishme të shtetit.

Presidenti Thaçi po pretendon t’i korrigjojë kufijtë me Serbinë e Haradinaj po e kundërshton fuqishëm duke ia bërë me dije se një gjë e tillë e çon vendin në konflikt dhe luftë të re. Për këtë pozicione të kundërta madje po shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.

Haradinaj i tha Thaçit se do të mbrohen kufijtë e Kosovës dhe nuk do të lejohet askush që t’i prekë ata. Madje, këtë ia tha në sy, përderisa pas kësaj deklarate Haradinaj e Thaçi, në Marinë të Skenderajt, janë sjellë më ftohtë ndaj njëri-tjetrit.

Deri më tani përkrahjen për korrigjim të kufijve Thaçi e ka edhe të Edi Ramës. Ndërsa, është kundërshtuar nga shefi i partisë së tij, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, opozita dhe vendet aleate të Kosovës, si Gjermania dhe Britania e Madhe. /Gazeta Express

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme