Llogaritë serbe: Pse shpresojnë që njohjet e Kosovës të bijnë nën 100?

Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan gazeta, sot e përbëjnë 193 anëtare, prandaj, në qoftë se numri i atyre të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të jetë më i vogël se 100, kjo do të thotë se më shumë se gjysma e vendeve nuk e njohin Kosovën si shtet, kanë thënë analistë serbë


Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se deri në fund të vitet do të tërheqin njohjen pavarësisë së shpallur “e njëanshëm” të Kosovës.

Gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shefi i diplomacisë serbe ka pasur bisedime me përfaqësues të vendeve tjera, me të cilët ka biseduar në lidhje me ndryshimin e këtij vendimi, e më pas ka paralajmëruar se pritet që deri në fund të vitit numri i shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të jetë nën 100, transmeton gazetametro.net.

Për këtë shkruan gazeta serbe “Telegraf”, e cila shtron pyetjen: Pse (për serbët) është me rëndësi që numri i njohjeve të Kosovës të bijë nën 100 dhe pse kjo do të ishte fitore e diplomacisë serbe?

Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan gazeta, sot e përbëjnë 193 anëtare, prandaj, në qoftë se numri i atyre të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të jetë më i vogël se 100, kjo do të thotë se më shumë se gjysma e vendeve nuk e njohin Kosovën si shtet.

Meqë qëllimi kryesor i Prishtinës është të sigurojë ulëse në OKB, qëllim i diplomacisë serbe është që në procesin e bisedimeve të sigurojë pozicione sa më të mira.

Në këtë rast, i ka thënë gazetës analisti politik Stefan Surlic, analist politik, do të përgënjeshtrohej konstatimi se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së për shkak të vetos së Rusisë, por do të theksohej se ky është qëndrim i shumicës.

Gazeta citon analistë serbë të kenë thënë se kjo është shk edhe i defanzivës së madhe diplomatike të Prishtinës, përfaqësues të të cilës po zhvillojnë bisedime me vendet të cilat e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të mos e ndryshojnë vendimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme