Haradinaj i ofron mbështetje Thaçit

E martë, 08 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka pritur në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin. Ata kanë folur për zhvillimet politike në Maqedoni dhe në Kosovë, si dhe për rolin konstruktiv që mund të luaj Prishtina në krijimin e një klime pozitive në Maqedoni, kjo nē prag të zgjedhjeve parlamentare atje.

Edhe zoti Haradinaj edhe zoti Thaçi, janë dakorduar për domosdoshmërinë që partitë politike shqiptare në Maqedoni, të veprojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e subjekteve politike shqiptare si dhe në koncentrimin votës shqiptare në këto zgjedhje.

Kryetari Haradinaj nga ana e tij, i tha zotit Thaçi se ai dhe AAK, do të jenë në mbështetje të krijimit të një klime demokratike dhe pro kapitalizimit të votës politike shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme