Haradinaj: Shteti të japë përgjigje për vdekjen e Deharit

Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kështu ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një reagimi dërguar mediave, ndërsa ka theksuar se “kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend”.

“Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren”, ka potencuar Haradinaj, raporton Koha.net.

“Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh ai në fund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme