Haradinaj: S’ka dialog me Serbinë pa Amerikën

“Europa nuk mundet ta zgjidhë asnjë problem vet. Pa u përfshirë Amerika, nuk ka asnjë mundësi. Duhet që SHBA-ja të kthehet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka thënë se për të pasur dialog përmbajtësor dhe me rezultate mes Kosovës dhe Serbisë duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në të.

Ai ka deklaruar se nuk është kundër debatit me shtetin fqinj, por kurrsesi për tema të brendshme të vendit dhe pa marrë miratim të faktorëve të brendshëm për këtë cështje, njofton Klan Kosova.

“Dialogu është instrument për cështje mes fqinjësh, por nuk do të pranojmë dialog të pabarabartë, pa reciprocitet. Nuk mund të diskutohen temat e brendshme të Kosovës në dialog me Serbinë”.

“Unë nuk mund të vrapoj pas dikujt, vetëm pse fton në dialog, pa e ditur se cka thonë qytetarët, shoqëria civile, pra vendi në tërësi. Europa nuk mundet ta zgjidhë asnjë problem vet. Pa u përfshirë Amerika, nuk ka asnjë mundësi. Duhet të kthehet Amerika në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

Haradinaj më tutje ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe heqjen e vizave për kosovarët, të cilën ka thënë se do ta kryejë në afat tremujor nga marrja e mandatit.

“Është mundësia që ta rrëzojë parlamenti. Por edhe mundësia e një komisioni të ri dhe një përgatitje e versionit të duhur të kufirit, që është në Çakorr. Duhet të negociojmë edhe me Malin e Zi, që e di të vërtetën”.

“Ka një gatishmëri për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Lidhja me demarkacionin është krejt e pakuptimtë. Nuk mendoj që vendimi për heqjen e vizave do të marrë shumë kohë. Mund të jetë cështje javësh, apo dy a tre muajsh”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme